![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/22A020EF-7096-42C8-8D2C-1DFE2B519E49.jpeg)
Kosova nis njësitet emergjente për Shqipëri
26 nëntor 2019
| 08:43
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Ilir Meta, të cilit i ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri.
Haradinaj ka kërkuar nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama, drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.