Veseli: Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit

26 nëntor 2019 | 09:56

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se është tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një viktimë në Hotelin e rrëzuar në Durrës, dyshohet se…