OVLUÇK-ja: Mos formoni degë në diasporë pa autorizimin tonë

26 nëntor 2019 | 11:19

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë me dije se kohëve të fundit, persona të papërgjegjshëm dhe të paautorizuar në diasporë janë duke tentuar që të formojnë degë të kësaj organizate.

Kjo organizatë ka bërë me dije se ata që tentojnë themelimin e degëve pa autorizim do të ndiqen penalisht.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se, çdo tentativë apo themelim i këtij lloji të grupimeve, pa autorizimin e selisë qendrore të OVLUÇK-së në Prishtinë, do të jetë jovalide dhe do të ndiqet penalisht me ligjet në fuqi”, është thënë në njoftimin OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda,…