Shkon në nëntë numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

26 nëntor 2019 | 11:55

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Dy persona të pajetë dyshohet se ndodhën nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit.

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni teksa vijonin lëkundjet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e kanë pasuar me magnitutë deri në 5.4. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se qendërmbrojtësi Virgil…