Ambasadori Hasani shkon në Durrës, përcjell nga afër situatën pas tërmetit

26 nëntor 2019 | 13:35

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani është duke e përcjellë nga afër situatën pas tërmetit që ka goditur sot disa zona të Shqipërisë.

Hasani gjendet në Durrës ku është raportuar se disa qytetarë nga Kosova kanë mbetur nën gërmadha.

Deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të lënduar më shumë se 600 persona. Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur Shqipërinë që nga mëngjesi i sotëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti i “Trepçës" ka  mobilizuar sot Çetat e Shpëtimit, atë…