Shpend Ahmeti: Shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmen personale

26 nëntor 2019 | 13:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës , Shpend Ahmeti, ka shprehur gatishmërinë që edhe ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës të ofrojnë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ahmeti ka thënë se shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale.

“Përveç ndihmës që po e ofron shteti i Kosovës pas tërmetit në Shqipëri ekipet tona të urgjencës në Komunën e Prishtinës dhe ekipet emergjente të Shërbimeve Publike janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme. Shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale. Faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është thelluar tragjedia në Shqipëri si pasojë e tërmetit, me…