Myftiu Tërnava pas tërmetit në Shqipëri: Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!

26 nëntor 2019 | 14:06

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri, i cili ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në shtetin shqiptar.

Tërnava në këto momente të rënda për vëllezërit tonë, ka shprehur mbështetjen e gjithanshme, duke u solidarizuar e bashkëndjerë dhimbjen me ta.

“Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësoj dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë.
Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin. Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të përcjell me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri. Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj gjendje!”, është thënë në mesazhin e Tërnavës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Caritas Kosova” është nisur për Shqipëri për të ndihmuar zonat…