Gërmimet për varrezë masive në Prishtinë vazhdojnë të mërkurën

26 nëntor 2019 | 16:54

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë i kanë ndërprerë gërmimet për një varrezë të dyshuar masive me mbetjet mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Gërmimet në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet kanë nisur të martën.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se Policia e Kosovës, konkretisht  Njësia për krime lufte, bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, deri më tash, nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.

Ai ka bërë me dije se gërmimet në këtë pjesë do të vazhdojnë të mërkurën.

Gërmimet atje vijnë pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se në atë lokacion mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1 600 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dridhjeve të shkaktuara nga tërmeti me epiqendër në Shqipëri,…