Haradinaj ngushëllon familjen Abazi dhe të gjithë familjarët e viktimave të tërmetit

26 nëntor 2019 | 19:26

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Shqipërinë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka ngushëlluar edhe familjarët e dy viktimave nga Kosova, vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi.

“Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia rrezikon t’i humbë ndeshjet e “Euro 2020” që ishte…