Policia e Kosovës edhe në ditën e dytë vazhdon ndihmën për shpëtimin e banorëve pas tërmetit në Shqipëri

27 nëntor 2019 | 10:10

Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës ka dërguar Njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me këto mjete të punës, në tokën e Universitetit të…