Pacolli shkon në Shqipëri, sheh nga afër zonat e prekura nga tërmeti

27 nëntor 2019 | 10:59

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkuar në Shqipëri për të parë nga afër zonat e prekura nga tërmeti që la shumë të vdekur dhe të lënduar.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar.

Postimi i plotë i tij:

Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatëroj shumë shtëpi dhe banesa. Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.

Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre. Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit.

Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet e vëllazërore.

Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të hidhura na vijnë nga Thumana ku bëhet me…