Erdogani: Botës islame i bëj thirrje ta mbështesë Shqipërinë

27 nëntor 2019 | 14:51

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë me dije se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Erdogan ka theksuar se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.

“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë, Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim”.

“Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, ka thënë Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro…