Kapiteni i Milanit po kërkohet nga Atletico dhe Barcelona

27 nëntor 2019 | 15:04

Alessio Romagnoli ka qenë një nga liderat e Milanit, në këtë periudhë të vështirë të kuqezinjve. Mbrojtësi italian ka bërë paraqitje të mira sezonet e fundit dhe ka rënë në sytë e disa skuadrave evropiane.

Së fundmi janë Atletico Madrid dhe Barcelona skuadrat që kanë shfaqur interes për italianin, siç raporton “Sportitalia”.

Qendërmbrojtësi, me Milanin edhe këtë sezon, vështirë se do të zërë vendin e katërt dhe Championsi duket larg si objektiv, çka mund ta bënte atë të mendonte largimin nga kuqezinjtë dhe nga Italia. Mbetet të shihet në fund të sezonit, nëse Romagnoli do i qëndrojë besnik Milanit apo do largohet nga “Djalli” që nuk po del dot nga kriza.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë me dije se…