KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

27 nëntor 2019 | 16:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Në këtë link janë rezultatet:

https://www.dropbox.com/sh/w5bnotc1dygppss/AAAS6-4pLEqzgQCqPtsB7Hq_a?dl=0

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmetet nuk po ndalen në Shqipëri, lëkundje të forta janë…