Tërmeti në Shqipëri, shkon në 30 numri i viktimave

27 nëntor 2019 | 20:31

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë dhe mbi 650 të tjerë janë të lënduar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e pallateve të rrëzuara.

Një tjetër tërmet i magnitudës 5,3 goditi Shqipërinë sot në orën 15:45 duke shkaktuar lëvizje të mëtejshme të rrënojave të godinave tashmë të shembura.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 24 kilometra në veri të Durrës, me thellësi 10 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre…