Edi Rama: Kush ka mbetur pa çati, nuk do të mbetet pas dore

27 nëntor 2019 | 21:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në Thumanë ku ka inspektuar zonat e dëmtuara nga tërmeti i shoqëruar nga imami i njohur Elvis Naçi si dhe nga zv/kryeministri Erion Braçe i cili ka premtuar ndërtimin e disa banesave në zonë.

Kryeministri përsëriti edhe këtu se njerëzit e tundojnë Perëndinë duke bërë gam-gam, por imami i njohur i kujtoi kryeministrit se është momenti për solidarizim në këto momente dhe se më vonë mund të shkëmbeheshin akuza.

“Dje ka qenë dita e shokut. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë komunitetit Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë la ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemin. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dorës”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i viziton zonat e…