Hummelsi: Messi është futbollisti më i mirë që e kam parë

28 nëntor 2019 | 12:02

Kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels nuk ka asnjë dyshim se kush është lojtari më i mirë në botë.

Mbrojtësi gjerman, ka thënë se nuk ka parë futbollist më të mirë se Lionel Messi në jetën e tij.

“Në top formë, Messi është futbollisti më i mirë që e kam parë, pikë! Ne nuk ishim të mirë sa duhet për ta mposhtur Barcelonën. I krijuam vetëm tri apo katër shanse të mira. Barça ishte e shkëlqyer. Messi është gjithmonë i rrezikshëm, natyrisht”, ka thënë Hummels.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja do të përcaktojë kartelet meksikane të drogës si organizata…