Policia e Kosovës dërgon edhe 60 operatorë të njësive speciale në Shqipëri

28 nëntor 2019 | 12:24

Policia e Kosovë ka njoftuar se sot ka nisur për Shqipëria edhe 60 operatorë të njësive speciale.

Zyrtarët policorë janë angazhuar në kërkim-shpëtim në Shqipëri prej ditës që ka ndodhur tërmeti shkatërrues.

“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale. Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”, është thënë në njoftimin e Policisë se Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një manastir i bukur i shekullit të 17 është detyruar…