Përurohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit në Drenas

28 nëntor 2019 | 12:37

Nga sot sheshit kryesor të Drenasit i janë shtuar edhe tri shtatore të reja, ajo e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit.

Në ceremoninë e zbulimit të këtyre shtatoreve kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, përfaqësues të OVLUÇK-së, përfaqësues të familjes Jashari, etj.

Vendosja e këtyre shtatoreve është bërë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Toni Braxton e ka marrë vëmendjen e…