Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme familjes Jashari!

28 nëntor 2019 | 14:26

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit në Drenas.

Me këtë rast, Ahmeti ka thënë se lavdia e përjashtme i takon familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për atdhe.

“Përjetësimi i Shaban Jasharit me të bijtë Hamzën dhe Ademin, në Drenas, në këtë ditë të shënuar të krenarisë dhe sakrificës kombëtare, ditës së flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë tonë. Lavdi e përjetshme familjes Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për atdhe”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë humbur nga…