Bukureshti vishet kuqezi

29 nëntor 2019 | 00:10

Ndonëse në Shqipëri festa e 28 Nëntorit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u venit për shkak të tragjedisë pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo datë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë, është kujtuar në Bukuresht.

Në një prej shesheve të kryeqytetit rumun janë vendosur monitorë me flamuj kuq e zi. Siç shihet edhe në foto, në një prej monitorëve urohet për pavarësinë e Shqipërisë. Siç dihet nga historia, himni shqiptar është kompozuar për herë të parë nga shqiptarë që jetonin në Rumani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajin e kaluar, “WhatsApp”-i u raportua të zhvillonte veçorinë e…