Leonardo: Mbappe qëndron 100 % në PSG

29 nëntor 2019 | 11:20

Lëvdatat nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane për Kylian Mbappe, bënë që në media të aludohet për një kalim të mundshëm të yllit francez në La Liga, por për t’i përgënjeshtruar këto zëra ka menduar drejtori sportiv i parisienëve, braziliani Leonardo, i cili në një intervistë ka theksuar se nuk ka asnjë shans që 20-vjeçari të largohet nga kampionët e Francës.

“Nuk e di çfarë ka thënë Zidane, nuk e kam ndjekur, e vetmja gjë që di është Mbappe qëndron me ne 100 %. Ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk diskutohet. Rinovimi i Mbappes me PSG-në? Të shikojmë”, ka deklaruar Leonardo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sudani ka urdhëruar partinë politike të diktatorit të rrëzuar nga…