Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, shkak mungesa e kuorumit

29 nëntor 2019 | 15:20

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e thirrur me iniciativë të 15 asamblistëve të PDK-së, Vetëvendosjes, Vatrës dhe këshilltarëve të pavarur, për të diskutuar për lokacionin e ri të varrezave të qytetit, i cili është planifikuar të jetë në pjesën e Zabelit, ka dështuar të mbahet për mungesë të kuorumit.

Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini pas konstatimit nga sekretaria e Kuvendit se në sallë janë të pranishëm 16 asamblistë dhe mungojnë 19 prej tyre, ka konstatuar se seanca nuk mund mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërsa Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit ka sqaruar se sipas statutit të Komunës së Gjilanit dhe Ligjit për qeverisje lokale, për të pasur kuorumin e nevojshëm duhet të jenë të pranishëm së paku gjysma e anëtarëve të Kuvendit. Në anën tjetër, Riza Abdyli nga PDK-ja ka reaguar ndaj kësaj situate duke thënë se kjo seancë duhet të mbahet patjetër pasi nuk mund të shtyhet në pakufi. Në sallë ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli si dhe drejtorët komunalë.

Pas kësaj, opozita ka mbajtur konferencë me gazetarë duke thënë se do të insistojnë që kjo seancë të mbahet patjetër në ditët e ardhshme, pasi sipas tyre bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme, siç është lokacioni për varreza.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka…