Komuna e Malishevës bën ndryshime në disa udhëzime administrative

29 nëntor 2019 | 15:22

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, ka njoftuar se janë miratuar disa udhëzime administrative nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Me këto udhëzime janë bërë disa ndryshime sa i përket Zyrave Kadastrale Komunale.

Ai ka thënë se si rrjedhojë e kësaj kërkesat për matje, ndarje, bashkim parcelash, për kufijtë e parcelave dhe rregullim të kufijve më nuk mund të bëhen në Drejtorinë Për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë.

“Pra këto kërkesa kanë kaluar në kompetencën e kompanive gjeodete, gjeodetët e licencuar dhe teknik të gjeodezisë të licencuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Pra gjeodetët që janë të punësuar si zyrtarë në Drejtorinë Për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë mund të kryejnë punë tereni vetëm në interes të komunës dhe kërkesave në interes publik. Këto udhëzime kanë hy në fuqi dhe janë të detyrueshme të zbatohen menjëherë”, citohet të këtë thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një minutë heshtje ka filluar punimet mbledhja e njëmbëdhjetë…