Gerrardi: Jam tifoz i Messit, por Van Dijk e meriton ‘Topin e Artë’

29 nëntor 2019 | 16:17

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se Virgil van Dijk e meriton për ta fituar “Topin e Artë”, pasi paraqitjet e tij madhështore ndihmuan Liverpoolin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Van Dijk është në garë për Topin e Artë këtë sezon, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. “Po, 100 për qind”, është deklaruar Gerrard në pyetjen nëse Van Dijk meriton “Topin e Artë”.

“Unë jam tifozi numër një i Messit, sigurisht. E dua atë lojtar. Numra të mëdhenj në lojën e tij për sa i përket asistimeve dhe golave. Jam një tifoz i tij pa dyshim. Por nëse flisni për qëndrueshmëri nga një lojtar gjatë një viti, i cili fiton Ligën e Kampionëve dhe është absolutisht i pagabueshëm në çdo paraqitje, kjo do të thotë që ai e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Gerrard.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar…