Llapi fitoi ndeshjen dramatike kundër Drenicës

01 dhjetor 2019 | 22:11

Llapi ishte në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë, por ia ka dalur të fitoi ndeshjen interesante ndaj Drenicës.

Të dielën në Podujevë, Llapi fitoi me rezultat 37:36 ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Llapi mbetet i nënti, por tani i ka 6 pikë. Drenica është e shtata me 8 pikë.

Drenica e ka fituar pjesën e parë me rezultat 16:14. Deri në minutën e 15-të llapjanët ishin në epërsi, por më pas Drenica hyri në seri dhe krijoi epërsi prej 6 golave (14:8). Vendasit nuk u ndalën dhe ngushtuan epërsinë në fund të pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë Drenica kishte epërsi solide, deri në minutën e 55-të kur rezultati u barazua në 32:32.

Më pas Llapi kaloi në epërsi, 34:32. Drenica u afrua deri në fund në një gol, por pa ia dalur të barazojë më. Në fund rezultati ishte 37:36 për llapjanët. A. Hoxha me 15 gola udhëhoqi Llapin, kurse 9 gola i shënoi A. Muçiqi. K. Kastrati si zakonisht ishte më efikasi te Drenica me 10 gola. 9 gola i shënoi F. Batatina.

Llapi – Drenica 37:36 (14:16)

Llapi: Rexhepi, L. Bogujeci, E. Bogujevci, Beshiri 2, Visoka 1, Bajrami 4, Havolli 1, Mani, Hoxha 15, Muçiqi 9, Hasani 5

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 10, Baliu 1, Zekaj 4, Binaku 2, Hamza 7, Sahiti 2, Batatina 9, Zariqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani së bashku me…