Bien temperaturat, javën e ardhshme do të bjerë borë

01 dhjetor 2019 | 22:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të regjistrohen reshjet e para të borës.

IHMK-ja ka bërë të ditur se, masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit, do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Sipas IHMK-së, dita e hënë do të vijoj me mot kryesisht të vranët, por stabil.

“Gjatë orëve të pas ditës vranësirat do të intensifikohen dhe si pasoj do të ketë rënie në fushat termike. Këto kushte të krijuara meteorologjike do të mundësojnë që mbi gjithë territorin e vendit të hënën në mbrëmje dhe të martën të fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës edhe në viset e ulëta, të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për persona me sëmundje kronike, ndërsa ngasësve të automjeteve kujdes, pasi që rrugët në orët e para të ditës dhe gjatë natës do të jenë të rrëshqitshme për shkak të ngricave. “Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ishte në disavantazh prej dy golave pas pjesës së…