![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/10494582_1451719895083989_6738786678708614744_n-780x439.jpg)
Haradinaj shkarkon një zëvendësministër të MASHT-it
21 shkurt 2018
| 21:02
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Mustafë Myrtaj, nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Myrtaj ishte emëruar në këtë pozitë më 29 shtator 2017, ndërsa shkaqet e shkarkimit nuk janë bërë të njohura.
Haradinaj obligon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatim të vendimit. (RTK)