![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/876475D7-DECB-4562-9128-F0EAE19C64C9.jpeg)
NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE TË MESME TË ULËT “EDMOND HOXHA” ME OBJEKT TË RI SHKOLLOR
Sot u vu gurëthemeli i objektit të ri të shkollës fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”. Objekt i hartuar bazuar në kërkesat dhe nevojat e nxënësve me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor.
Ky projekt infrastrukturor i arsimit fillor është i një rëndësie të veçantë për nxënësit dhe mesimdhënësit në procesin e ngritjes së cilësisë në mësimnxënje dhe mesimdhënie. Nxēnësit e shkollës fillore të Ulët dhe të Mesme, “Edmond Hoxha”,me sukseset që kanë treguar në nivel lokal, nacional e ndërkombëtar meritojn kushte dhe përkrahje të vazhdueshme dhe që suksesi i tyre shpërblen angazhimin dhe këmbëngulësin tonë në jetësimin e këtij projekti për t’iu ofruar kushte dhe infrastruktur të mire për zhvillim të mirë të procesit mësimor, avancim në shkenca e afirmim në art e kultur.
Projekti: “Ndërtimi i shkollës fillore të mesme të ulët Edmond Hoxha” financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.