Vdes aktorja e dashur për publikun Shelly Morrison

03 dhjetor 2019 | 11:21

Aktorja Shelley Morrison, e njohur më shumë për interpretimin e shërbëtores Rosario në komedinë televizive Will and Grace, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Morrisoni luajti në rolin e Rosario Salazar në 68 episode të këtij seriali nga viti 1999 deri 2006.

Personazhi, një emigrante e paligjshme nga El Salvador, dishte paraparë të shfaqej vetëm një herë, por u dëshmua aq i popullarizuar me shikuesit që shtyu atë të bënte paraqitje të rregullta.

Aktorja vdiq nga sulmi në zemër në një spital në Los Angeles të dielën, ka konfirmuar publicisti i saj, Lori DeWaal.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë pranuar rëndë aktorët e këtij seriali, Debra Messing, Megan Mullally, Sean Hayes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë në Vlorë. Lëkundja…