Xhensila ka disa fjalë për Bebe Rexhën

03 dhjetor 2019 | 11:43

Xhensila Myrtezaj duket se është prekur nga vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri, pasi që këngëtarja nga Shqipëria e ka falënderuar atë për vizitën e saj.

“Nuk harrove prej nga vjen, por erdhe për të bërë të mundur që një familje e shkatërruar fizikisht dhe moralisht ta harrojnë dhimbjen dhe lotët e mërzisë së këtyre ditëve të kthehen në lot gëzimi për ta. Bebe Rexha paç veç të mira në jetë. Zoti të bekoftë ty edhe ata që ishin me ty”, ishin fjalët që i ka shkruar Xhensila për Bebe Rexhën.

Bebe Rexha gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe i ka vizituar vendet e prekura nga tërmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton për nivelin e ujit…