Po afrohet dita t’i var këpucët në gozhdë

03 dhjetor 2019 | 17:59

Lionel Messi, pasi fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë, ka thënë se koha e pensionimit të tij nga futbolli po afrohet. Megjithatë, ai shpreson se do t’i luajë edhe shumë vjet të tjera dhe do të jetë në majat e sportit. Po ashtu, ka bërë me dije se Barcelona nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen e tij.

Messi, megjithatë, është i vetëdijshëm se tani është edhe më pranë fundit të karrierës, duke e pranuar se do të vijë dita kur do të detyrohet t’i varë këpucët në gozhdë.   “E di se sa i vjetër jam. Po i shijoj këto çaste shumë sepse e di se pensionimi po më afrohet. Koha po fluturon” tha Messi në Paris.

“Shpresoj, dashtë Zoti, të vazhdoj të luaj për shumë  vjet të tjera! Tani jam 32 vjeç, 33 do t’i mbush në fund të sezonit por, siç kam thënë, gjithçka varet se si ndihem fizikisht. Nëse më pyesni si ndihem tash, ju them se për momentin ndihem më mirë se kurrë më parë fizikisht dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu për kohë të gjatë”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko Linkun: