Vjen edhe një reagim nga LV-ja, Murati: Njëmend e kemi!

03 dhjetor 2019 | 23:38

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LV-së, Hekuran Murati, i ka reaguar zyrtarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nëse partia e Kurtit e ka përnjëmend koalicionin, atëherë le të ketë respekt ndaj tyre.

Përmes një shkrimi në profilin e vet “Facebook”, Murati ka thënë se “njëmend e kemi”.

Murati ka potencuar se LDK-ja ka zgjedhur e para ministrinë që ajo dëshiron ta ketë.

“Njëmend e kemi!. Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5. Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët. Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emin Z. Emini Puthja e pamundun po t’shtie në be…