Fillon dorëzimi i mjeteve dhe pajisjeve për përfituesit e fazës së dytë të Programit të vetëpunësimit

04 dhjetor 2019 | 15:12

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit të Tregut Aktiv të Punës (ALMP) 2, ka filluar dorëzimin e mjeteve dhe pajisjeve për përfituesit e fazës së dytë të Programit të vetëpunësimit 2019.

Të mërkurën në një ceremoni rasti ku prezentë ishin Drin Haraçia, drejtor i Agjencisë së Punësimit, dhe Valbona Bogujevci, ndihmëse e përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Kosovë, u bë dorëzimi i pakos me mjete dhe pajisje të rrobaqepësisë Kimete Limani, e cila si punëkërkuese e regjistruar në zyrën e punësimit në Prishtinë, përmes një procesi konkurrues, ishte njëra nga përfitueset e grantit në profilin e rrobaqepësisë në kuadër të Programit të Vetëpunësimit i cili është njëri nga 22 profilet të cilët mbështeten nga ky program.

Programi i Vetëpunësimit është pjesë e përpjekjeve gjithëpërfshirëse të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencisë së Punësimit në bashkëpunim me ALMP 2 që synon promovimin dhe zhvillimit e sektorit privat ne krijimin e vendeve të punës ku vetëm gjatë vitit 2019 janë mbështetur mbi 260 punëkërkues të papunë ne hapjen e bizneseve të reja të themeluara në kuadër të këtij programi.

Image preview

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë me dije se…