Naçi: Janë mbledhur mbi 5 milionë, mendojmë që të ndërtojmë deri në 500 shtëpi

04 dhjetor 2019 | 15:16

Teologu Elvis Naçi ka deklaruar në “Wake Up” se deri më tani fondacioni “Firdeus” ka grumbulluar mbi 5 milionë euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ai ka thënë se me shumën e deritanishme mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate.

Naçi ka theksuar se dëshiron që shifra të arrijë deri në 10 milionë euro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi.

“Kemi arritur të grumbullojmë deri tani të deklaruar nëpërmjet bankës ‘GoFoundMe’ 5 milionë euro. Donacioni më i madh individual është një shqiptar në Angli, që ka dhuruar 200 mijë paundë në një dorë. Pastaj ka pasur shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro. Janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milion e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar. Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpi për 500 familje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit…