![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/1575288904_998729_1575289237_noticia_normal_recorte1.jpg)
Kapet nëndetësja e parë me drogë në Evropë
04 dhjetor 2019
| 19:00
Policia spanjolle arrestoi kapitenin që kishte arritur të largohej nga një nëndetëse droge që u kap në brigjet e Spanjës më 24 nëntor, me 3000 kg brenda.
Kapiteni nga Galicia u arrestua në Pontevedra, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit, ekuadorianë, u kapën qëkur u ndalua nëndetësja.
Kjo është nëndetësja e parë e drogës që kapet në Europë, dhe është ndërtuar në një kantier sekret në xhunglat e Surinamit e Guianës, në Amerikën e Jugut, që të transportonte drogë që nga Kolumbia për në Galici, Spanjë.