Çfarë po paralajmëron zëdhënësi i LDK-së?

05 dhjetor 2019 | 08:33

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Në fotografinë e Rugovës është e shkruar një thënie e tij, në të cilën thuhet se “në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”.

Gjithashtu, Mustafa në mbishkrimin e fotografisë të postuar në llogarinë e tij shkruan se “ditë të mira po vijnë shumë shpejtë, kërkohet punë e maturi”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orën 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës…