![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/marco-silva.jpg)
Evertoni shkarkon trajnerin Silva
06 dhjetor 2019
| 12:39
Humbja nga Liverpooli i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Evertonit, Marco Silva.
Rezultatet e skuadrës nga “Goodison Park” në këtë edicion garash janë shumë të dobëta, prandaj shkarkimi i trajnerit Silva ishte i pashmangshëm. Aktualisht Evertoni renditet në vendin e tetëmbëdhjetë me vetëm 14 pikë.
/Epoka e re/