![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/demaci.jpg)
Themelohet Çmimi Letrar “Adem Demaçi”
06 dhjetor 2019
| 15:08
Kryesia e Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) ka marrë vendim për themelimin e çmimit të ri letrar me emrin e shkrimtarit, politikanit e atdhetarit Adem Demaçi, që do të jepet përvjet më 5 mars në akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë” për krijimin më të mirë të paraqitur në këtë veprimtari të LSHK-së, që organizohet në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Lirisë.
/Epoka e re/