Veliaj: Gjendja emergjente mbaroi, akti patriotik tani është punësimi i të rinjve

08 dhjetor 2019 | 14:33

Me kalimin e fazës emergjente të tërmetit në këto dy javë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që të hapin vende pune.

Veliaj ka vlerësuar se akti më i madh patriotik që mund të bëjë çdo kush që ka mundësi është të punësojë djem dhe vajza që mund të kontribuojnë për shoqërinë.

“Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti. Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping. Nëse njerëzit ndrydhen , në qoftë se nuk konsumojnë, në qoftë se nuk shpenzojnë, nëse nuk dalin nga shtëpia, nëse nuk punojnë kafenetë e Tiranës, nëse nuk ka xhiro nëpër dyqane, atëherë ne shkojmë në një situatë ku tërmeti real është ai që na ndodh fillimisht në kokë e më pas në ekonomi. Kjo s’duhet të na ndodhë. Më mori dje një biznesmen më tha: Kam 1 000 mijë xhinse. I thash ‘lali s’kemi nevojë për xhinse, kemi nevojë që t’i të punësosh çuna dhe goca të rinj’. Po bëre këtë, është akti më i madh patriotik që ti mund të bësh për ekonominë shqiptare pas tërmeti. Ndaj për të gjithë sipërmarrësit që duan të bëjnë diçka për tërmetin, është që kriza emergjente mbaroi por nëse doni të bëni diçka hapni vende pune, punësoni çuna dhe goca që kanë nevojë që duke qenë në punë të mendojmë më pak për tërmetin dhe të mendojnë më shumë për shoqërinë dhe familjen e tyre”, ka thënë sot Veliaj në prezantimin e Strategjisë vendore për rininë 2019-2023 nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Kongresin Rinor dhe me mbështetjen e Friedrich Erbert.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot në Turqi…