Gjykatat nuk shqiptojnë dënimet e duhura për prerësit ilegalë të pyjeve

09 dhjetor 2019 | 13:04

Prerja e vazhdueshme ilegale e pyjeve në Kosovë po konsiderohet si gjendje alarmante, e problemi kryesor që po shihet si faktor i prerjeve drunore është shqiptimi i ulët i dënimeve që jep gjykata për kryesit e kësaj vepre.

Këto dënime po konsiderohen më shumë dënime simbolike sesa ndëshkimore dhe po i inkurajojnë keqbërësit, të cilët janë recidivistë, për ta vazhduar prerjen ilegale.

Në këtë vit shihet se ka rritje të kësaj dukurie në krahasim me vitin paraprak, pasi në vitin 2018 kanë qenë 569 metër kub prerje, kurse në vitin 2019 janë 662 metër kub.

E përgjegjësit e pyjeve thanë se për parandalimin e kësaj dukurie nevojitet një bashkëpunim më i mirë në mes të Policisë, komunës, Agjencisë Pyjore dhe gjykatave të Kosovës.

Drejtori i Inspektoratit nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Besim Zogu, ka thënë për “KosovaPress” se gjendja e pyjeve në Kosovë nuk është e mirë e krejt kjo, sipas tij, për shkak të dënimeve të vogla që aplikon gjykata ndaj personave që bëjnë prerjen ilegale të drunjve.

Ushtruesi i detyrës dhe udhëheqësi i sektorit të pylltarisë në Komunën e Prishtinës, Musli Halimi, ka thënë se për mirëmbajtjen e pyjeve duhet të jetë një bashkëpunim më i mirë në mes të Policisë, komunës, Agjencisë Pyjore dhe gjykatave të Kosovës. Kurse ekologu Besnik Lekaj ka thënë se gjendja e pyjeve në vitin 2019 nuk është aq e kënaqshme për shkak se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti mbi 2 000 hektarë janë djegur dhe nëse në Kosovë vazhdon kjo periudhë e prerjeve ilegale të pyjeve, atëherë do të kemi mungesë të pyjeve dhe ndotje të madhe të ajrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti Politeknik i Torinos ka vendosur një rekord teknologjik me…