Begaj kërkon nga drejtorët t’i realizojnë projektet sipas planifikimeve

09 dhjetor 2019 | 15:16

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, në të cilën ka kërkuar nga drejtoritë që të përshpejtojnë realizimin e planifikimeve për këtë vit, në mënyrë që viti të mbyllet sipas planifikimeve që drejtoritë i kanë bërë, përfshi edhe realizimin e projekteve të planifikuara. “Kemi vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të vitit dhe kërkoj nga ju, që maksimalisht të punoni të përfundimin e planifikimeve që keni pasur, edhe pse gjatë punës është e natyrshme që dalin edhe pengesa”, ka thënë Begaj.

Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për realizimin e planifikimeve të tyre, në veçanti në realizimin e projekteve, ndërsa u bë e ditur se disa projekte janë duke vazhduar, të cila kryesisht janë projekte dyvjeçare, ku përfshihen ndërtim objekteve shkollore, salla sporti, rrugë, parqe, rregullimi i shtratit të lumit-përroskës në qytet dhe projekte tjera, të cilat janë në vazhdim.

Po ashtu, në këtë mbledhje është bërë me dije se të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa pengesa dhe nuk ka ankesa të qytetarëve për shërbimet që ju ofrohen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan prof. asoc.…