‘Mungon kujdesi institucional ndaj atyre që iu shkelen të drejtat e njeriut’

09 dhjetor 2019 | 17:00

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të hënën është konstatuar se ka ende raste të shumta të mos respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë pavarësisht avancimit të kornizës ligjore.

Ndër probleme të tjera janë paraqitur edhe në procesin e koordinimit ndërmjet institucioneve për përmirësimin ose fuqizimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendësshefi i Zyrës së BE në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë politika të mirëfillta dhe në strategjinë e re të saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të drejtat e njeriut.

Serri ka thënë se Qeveria dhe kuvendi duhet të ketë një rol më aktiv, ndërsa gjyqësori duhet të zbatojë legjislacionin.

Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se ka mungesë të koordinimit institucional dhe me shoqërinë civile për të gjeturat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Jashari ka thënë se në Kosovë nuk ka asnjë rast që udhëheqësit dënohen për shkelje të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ende nuk ka marrë ndonjë…