Veseli nga Haga: Lufta e UÇK-së, përballje me spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë

10 dhjetor 2019 | 14:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është intervistuar sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas intervistimit, Veseli në një konferencë për medie ka thënë se Kosova gjatë viteve të ’90 ka kaluar nëpër sfida të rënda.

Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përballur me Serbinë, e cila bërë spastrim etnik në vendin tonë.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. Kam përfunduar intervistën. Vitet ’90 kanë qenë të rënda për popullin tonë, nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që ta kalojmë bashkë këtë sfidë”, është shprehur Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shënuar rënie për…