![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/auto_kb_peja1572896176.jpg)
Përforcohet KB Peja
10 dhjetor 2019
| 17:30
KB Peja është përforcuar të martën me një basketbollist të huaj. Klubi pejan e ka paraqitur për regjistrim lojtarin Johnson Nigel Armoni nga USA, i cili se fundit u paraqite në Canton Charge G-league USA.
“Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Peja pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
/Epoka e re/