Rriten çmimet e mallrave të konsumit për 1,7 %

11 dhjetor 2019 | 14:32

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Nëntor të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,2% në muajin nëntor 2019. “Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2019, krahasuar me muajin nëntor 2018 ishte 1,7 %. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin nëntor 2019 krahasuar me muajin tetor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (2,2 %), perimet (3,0 %), sigurimet (19.5 %)-(ngritja prej 26 % e çmimeve të sigurimeve të automjeteve çoi në një ngritje prej 0,1% të IHÇK-it), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it”, është thënë në njoftimin e ASK-së, duke u shtuar se ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-2,0 %), shërbimet për transport (-2,1%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,7% në muajin nëntor 2019 krahasuar me muajin nëntor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (7,0 %), mishi (2,0 %), qumështi, djathi dhe vezët (3,2 %), pemët (5,9 %), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,0%), prodhimet ushqimore kripa, erëzat etj. (2,4 %), kafja, çaji dhe kakao (11,2  %), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,4 %), pijet alkoolike (1,3 %), duhani (2,8), pajisje shtëpiake (1,6%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,4 %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,1 %), shërbimet ambulatore (2,4 %), blerja e automjeteve (3,6 %), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (0,9 %), shërbimet hoteliere (0,7 %), shërbimet e akomodimit (6,0 %), gjërat personale (3,3 %), sigurimet (19.5 %)-(ngritja prej 26% e çmimeve të sigurimeve të automjeteve çoi në një ngritje prej 0,1 % të IHÇK-it), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej  2,2 për qind në IHÇK-it”, është bërë e ditur nga ana e ASK-së.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perimet (-5,0 %), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-2,3 %)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (-5,7 %)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

 

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të javës 16-ditore organizata joqeveritare “Rinia” në bashkëpunim…