Presidenti Meta kërkon asistencën e Italisë për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

11 dhjetor 2019 | 17:09

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Me këtë rast, Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që ka goditur Shqipërinë, si dhe ka kërkuar asistencën italiane edhe për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura.

Meta ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euroatlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është kundërpërgjigjur…