Fehmi Shaqiri nderohet me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’

12 dhjetor 2019 | 16:02

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Fehmi Shaqirit ia ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clippersat fituan me rezultat 112-92 ndaj Torontos në fushën e…