![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/57920507-4804-45D9-9143-3A1E029A29ED.jpeg)
Mustafa pret në takim ambasadorin britanik
12 dhjetor 2019
| 21:59
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe Bajram Gecaj kanë pritur të enjten në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecuria e bisedimeve mes LV-së dhe LDK-së, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve.