Rama propozon Arben Ahmetajn për ministër të Shtetit për Rindërtim

13 dhjetor 2019 | 13:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të programit të rindërtimit ka propozuar emërimin e një ministri të ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë gjë.

Rama emrin e Arben Ahmetajt ia ka dërguar presidentit Ilir Meta, nga i cili pret që ta emëroi.

Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, ka shkruar Rama.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tiranë është zhvilluar takimi i Komisionit të Partneritetit…